treg

Multiservis Center Sh.p.k operon në nivel ndërkombëtar, duke ndihmuar sa më shumë klientët e saj në kërkimin e materialeve, prdukteve apo lëndëve të para për të ulur kostot e prodhimit, duke e mbajtur të pandryshuar cilësinë e produktit përfundimtar. Ulja e kostos së prodhimit e bën produktin më konkurrues në tregun kombëtar dhe mbi të gjitha në atë ndërkombëtar.

Ne ju ofrojmë mundësi bashkëpunimi dhe mërrëveshje tregtare, shit-blerje me Kinën, Italinë, Poloninë, Brazilin dhe Bregun e Fildishtë si vijon:

» Kërkime dhe analizë tregu.

» Importimi i lëndëve të para ose produkteve të gatshme nga vendet e sipërpërmendura, veçanërisht nga Kina.

» Sigurimi i lëndëve të para dhe produkteve të gatshme me çmime të leverdishme.

» Krijimi i zyrave të përfaqësimit në vende të ndryshme të botës që punojnë për llogari të klientit.

» Krijimi i mundësive paraprake të shit-blerjes, duke siguruar monstra të lëndës së parë, pa asnjë kosto.

» Asistencë Doganore.

» Garanci për bashkëpunimin mes palëve.

Shërbimi ynë garantohet nëpërmjet kontrollit për cilësisë dhe sasisë e mallit para se ai të tregëtohet. Duke shfrytëzuar këtë shërbim ju kurseni kohë dhe para, ndërkohë që shihni biznesit tuaj të rritet!