Sherbime kontabiliteti

» Mbajtja e llogarive -Për klientët të cilët fillojnë veprimtarinë dhe që kanë nevojë për një kompani të specializuar për të mbajtur librat e tyre kontabël, të përgatitjes se pasqyrave financiare në përputhje me standardet e kontabilitetit shqiptar, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe të tjera raporteve financiare të kërkuara nga aksionerët, këshilla profesionale në lidhje me strukturën, paraqitjen e këtyre pasqyrave financiare.

» Konsulenca Kontabile – Konsulenë në vlerësimin e pajtueshmërisë me rregullat shqiptare të kontabilitetit, ndihmë për  çështjet e kontabilitetit, të cilat ndikojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm, këshilla  në lidhje me përpilimin e pasqyrave financiare për qëllime statuore ose për aksionerët, mbajtjen e një cilësi të lartë të raportimit financiar.

» Likujdimi  Shoqërisë – Ndjekje e procedurave te likujdimit dhe falimentimit të shoqërisë. Hartimi i bilancit në çastet e fillimit të procedurës së likujdimit. Përgatitja e pasqyrave financiare vjetore gjatë periudhës së likujdimit.  Përgatitja e raportit përfundimtar të likujdimit si edhe paraqitja e pasqyrave financiare përpara asamblesë së përgjithshme. Njoftimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për përfundimin e procedurës së likujdimit si edhe aplikimi për çregjistrimin e shoqërisë.