budget calculation

» Konsulencë fiskale e zakonshme – Informon dhe instrukton ndërmarrjet dhe profesionistët në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen me legjislacionin fiskal. Përditësim  me ndyshimet në kuadrin ligjor, ndihmë për gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme të lidhura me TVSH-në, si edhe taksa të tjera.

» Deklarimet tatimore – Të gjitha procedurat e plotësimit si dhe deklarimet elektronike të TVSH-së, Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, Tatimin mbi Fitimin,  Akcizën etj.

» Informacion mbi lehtësirat fiskale –Legjislacioni fiskal, ndjekja e  politikave shtetërore në lidhje me  stimulimin e aktiviteteve të ndryshme. Bashkëpunim me Institucione të ndryshme studimore për njohjen dhe evidentimin e praktikave lehtësuese për sektorë të ndyshëm të ekonomisë.

» Administrim, përfaqësim në lidhje me mosmarrveshjet me administratën tatimore – Konsulencë  në interpretimin e legjislacionit fiskal për subjektet të cilat kanë mosmarrëveshje me administratën tatimore. Asistencë dhe ndihmë në procesin e ankimimit pranë Zyrës së Apelimit Tatimor.

» Konsulencë mbi problematikat fiskale, kontabile dhe bilancin –  Shërbimet kanë për qëllim dhënien e sigurisë mbi saktësinë e transaksioneve të kryera në kuadrin e sistemit tatimor.