Cpncept of Help in your business

» Analizë e projektit – Për çdo ndërmarje ose Profesionist që dëshiron te hapë një aktivitet të ri: Analizë  dhe krahasim i   treguesve të sektorëve të ndryshëm si edhe konsulencë në lidhje me rentabilitetin e projektit.

» Analizë e strukturës juridike dhe administrative – Asistencë në lidhje me përmbushjen e të gjitha procedurave administrative. Duke filluar që nga zgjedhja e regjimit tatimor dhe atij kontabël. Konsulencë për  subjektet ne lidhje me proceduarat e regjistrimit pranë Qendrës Kombëtare të regjistrimit (QKR) , Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Inspektoriatit Shtetëror të Punës si edhe pranë organeve vendore.

» Studim financiar dhe fiskal për projektin – Konsulencë që në fazën e nisjes (start up), duke sugjeruar format më të mira të financimit për aktivitetin e ri, mundësinë për të bërë parashikime mbi termat financiarë  dhe ekonomikë, të cilat janë të lidhura ngushtë me vijueshmërinë e aktivitetit.

» Formimi i personelit – Lidhje të vazhdueshme me Administratorin dhe personelin e administratës të shoqërisë për dhënien e ndihmës profesionale dhe të mendimit ekonomik në dobi të rritjes së efektshmerisë së veprimtarisë dhe të zbatimit të dispozitave ligjore.

» Vlerësim për zgjedhjen e mënyrës më fitimprurëse të investimit  – Konsulencë për probleme dhe çështje që dalin gjatë aktivitetit dhe që paraqiten nga Administrata e Shoqërisë në lidhje me vlerësimin dhe mbarëvajtjen e investimit. Analizë e  strukturës financiare, Bilanci, Pasqyra e Të Ardhurave dhe  Shpenzimeve, Cash-Flow, Pasqyra e Kapitalit.

» Operacione mbi kapitalin –  sugjerime në lidhje me praktikat dhe procedurat për ndryshimet e kapitalit. Bashkëpunim  me studiot më të mira ligjore për themelimin e shoqërive, për hartimin e statuteve si edhe kontratave të ndryshme në lidhje me trasferimet e kuotave.