Ndërkombëtarizimi i Biznesit në Shqipëri

nerkomb

Ju krijojmë mundësi për të njohur tregun Shqiptar nëpëmjet studimeve të detajuara në fazën paraprake, për të parë mundësitë dhe prioritet që mund t’ju ofrohen për të bërë biznes në Shqipëri. Ne ju krijojmë të gjitha hapësirat e nevojshme për të zgjeruar dhe njëkohësisht për të rritur biznesin tuaj përmes ndërkombëtarizimit.Themelimi i një kompanie jashtë vendit është një çështje shumë delikate. Në këtë pikë, Multiservis Center sh.p.k mbështet sipërmarrësit duke ofruar një ndihmë të specializuar për të përballuar dhe për të njohur vendin e ri që nga zanafilla e tij. Ndjekjen e të gjitha procedurave që nevojiten për ZHVENDOSJEN ose për krijimin e një filiali të ri të Biznesit tuaj, kryesisht për lëvizjet nga Italia drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria jashtë vendit.

Shërbimet janë si vijojnë:

» Ndihma profesionale në fazën e planifikimit dhe të strukturimit të projektit të investimit.

-Konsulencë biznesi

-Konsulencë financiare

-Studim tregu

» Themelimi i kompanisë.

-Pregatitja e statutit të kompanisë

-Gjetja e vendndodhjes së biznesit

-Gjetja e personelit

-Propozime për figura drejtuesish

-Asistencë për marrëdhëniet me administratën Tatimore, Inspektoriatin e Punës, QKR, etj.

-Asistencë ligjore etj.

»  Menaxhimi i fazës fillestare.

-Personelit dhe mbajtjes në kontroll të mbarëvajtes së totalit

-Marketing (për më shumë vizitoni kategorinë “Marketing“)

-Ndjekja e të gjitha praktikave doganore

-Transporti

-Logjistika

-Shërbim IT etj

Multiservis Center sh.p.k merr përsipër menaxhimin e aktiviteteve të zakonshme dhe të jashtëzakonshme të kompanisë. Gjithashtu Multiservis Center sh.p.k. është në gjendje të luajë rolin e përfaqësuesit të besimit në lidhje me mundësitë e investimeve ndërkombëtare. Konsultoheni me ne për të vlerësuar së bashku,  mundësitë e biznesit për kompaninë tuaj!