Organizim & Menaxhim Call Center

call center

MSC-ja i është përkushtuar organizimit të Call Center-ave në territorin shqiptar duke dhënë çdo lloj mbështetje për klientët e saj. Call center-i është një ambient i organizuar në mënyrë komplekse dhe tepër dinamike, që kërkon aftësi të larta teknike dhe profesionale për t’u krijuar dhe menaxhuar. Call center-i ka rezultuar një ndihmesë e madhe për pothuajse të gjitha llojet e biznesit, të çdo madhësie dhe sektori, në përmirësimin e marrëdhënieve me klientët, në rritjen e shërbimit të klientit dhe në shitjen e produkteve dhe shërbimeve. Në ditët e sotme Call Center-i merret me çdo aspekt të kontaktit elektronik me klientin, duke dhënë informacione, mbështetje dhe ndihmë.

Shërbimet:

» Hapja e degëve në Shqipëri;
» Sugjerime për vendndodhjen e Call Center-it;
» Gjetje e personelit në sektorin: operativ, kontrollit teknik; organizativ: (internet, telefoni, riparim të pajisjeve etj).
»  Asistencë për marrëdhëniet me administratën Tatimore, Inspektoriatin e Punës, QKR, etj.
» Asistencë ligjore, avokat, noter etj.
» Brand-im i ambienteve (ideim, dizenjim, printim) dhe çdo gjë tjetër që është e nevojshme për imazhin e kompanisë.